Gjashtë vende të BE nuk e pranojnë situatën e krijuar nga Pfizer me reduktimin e dërgesave të dozave të vaksinës ndaj COVID-19.

Suedia, Danimarka, Finlanda, Lituania, Letonia dhe Estonia kërkojnë nga BE që të ushtrojë presion mbi kompaninë Pfizer që të vijohet normalisht me dërgesat ashtu siç ishte parashikuar dhe jo të ketë reduktim.

Një kritikë e hapur ka ardhur edhe nga Ministria gjermane e Shëndetësisë që shprehu keqardhje dhe habi për vendimin e Pfizer/BioNTech.

Nga ana tjetër Presidentja e KE, Von der Leyen ka deklaruar se shefi ekzekutiv i Pfizer/BioNTech e ka siguruar se sa i përket 3-mujorit të parë të gjitha dozat do të mbërrijnë.

Pfizer ka sqaruar se do të ketë një reduktim të dërgesave për BE nga fundi i janarit deri në fillim të shkurtit, për shkak se do të ketë riorganizim në mënyrë që kompania të prodhojë deri në 2 miliardë doza brenda këtij viti.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb