Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka pasur ditën e sotme një komunikim të drejtpërdrejtë përmes seksionit të komenteve në një nga postimet e tij më një qytetar sa i përket temës së referendumit.
Teksa tha se rilindja ka uzurpuar të gjitha pushtetet Meta deklaroi se ai dhe Partia e Lirisë do të angazhohen në institucionalizimin e referendumit në Shqipëri, të cilin qytetari në komente e cilësoi si “oksigjeni i demokracisë”.
Sipas Metës referendumi është e vetmja mënyrë për qytetarët që të shprehin sovranitetin e tyre në mënyrë demokratike.
