TIRANE- Deputeti i Partisë Demokratike Tritan Shehu ka reaguar lidhur me referendumin që pritet të mbahet të dielën në Maqedoni.

Përmes një reagimi në ‘Facebook’, Shehu e cilësoi ‘vetëvrasje historike’ dëshirën e presidentit Ivanov që referendumi për emrin të dështojë.

Sipas deputetit demokrat, “Po”-ja për referendumin i hap dyert Euro Atlantike Maqedonisë dhe forcon stabilitetin në Rajon.

REAGIMI I SHEHUT
“Vetevrasje historike” per ate vend ne fakt eshte ajo, qe kerkon Presidenti Ivanov, deshtimi i atij Referendumi.
E “cuditeshme” qe Presidenti i nje vendi te beje te tilla deklarata, ndesh me interesat e vendit te tij, si ato te bera prej Ivanonvit, edhe nga salla e OKB-se!
“Po”-ja ne ate Referendum, jo vetem i hap dyert Euro Atlantike atij vendi, forcon stabilitetin ne Rajon, por dhe zhduk dilemat e lidhur me ate qe mund te permblidhet ne shprehjen shekspiriane “to be or not to be”!
Ajo “Po” nuk i heq emrin atij vendi, pra as historine e tij, sic kerkon te nenkuptoje ai President me sofizmat e tij, por perkundrazi i vendos nje “emer”, qe ne fakt i mungon sot me termin “FYROM”.
Sic duket edhe vete Presidentet ne kete Rajon mund te “lekunden”, nga qe lojrat e interferencat e atyre, qe kane axhenda krejt te ndryshme me ato te te ardhmes sone Europiane, Perendimore e Demokratike, si shqiptare, sllave, greke etj. e si Rajon se bashku, jane shume aktive.
Uroj e shpresoj qe e djela me “Po”-ne e saj, te jete nje fitore e qarte dhe e pa lekundesme e paqes, stabilitetit, e te ardhmes sone per ne BE e NATO, si te vetmen alternative historike qe ka Rajoni yne.
Ndryshe, askush nuk e di se ne cfare skutash te erreta mund te perfundojme!!!
Kjo do te ishte “vetevrasje historike”!!
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb