Nga av. Gurali Brahimllari

Duke hulumtuar për përbajtjen e dy vendimeve të publikuara, së fundi, nga Gjykata Kushtetuese Austriake në lidhje me vlefshmërinë e të dhënave të SkyECC, u ndesha me një lajm nga gjyqësori, të cilin po e ndaj me të interesuarit. Me vendimin e shoqatave të gjyqareve dhe prokurorëve si edhe sindikatat përkatëse të punojësve pranë tyre, në Austri ka filluar sot protesta njëjavore, (nga data 12 deri më 16 tetor 2026), për të tërhequr vëmendjen e qeverisë ndaj mungesës së theksuar të personelit dhe mbingarkesës së vazhdueshme në punë. Gjatë kësaj periudhe nuk do të zhvillohet asnjë seancë dëgjimore, nuk do jepet asnjë vendim gjyqësor dhe nuk do të caktohet asnjë datë e re gjykimi.

Sipas një interviste të z. Gernot Kanduth, president i shoqatës së gjyqtarëve, vendimi për bojkotimin e seancave gjyqësore është bazuar në mbingarkesën në punë të gjyqtarve shkaktuar nga mosplotësimi i vendeve vakante. Mungesa e personelit ka detyruar gjyqtarët aktualë të përballojnë mesatarisht një ngarkesë prej 120% të kapacitetit normal. Sipas z. Gernot Kanduth, “situata nuk përbën më thjesht një problem të kushteve të punës, por një rrezik serioz për funksionimin e shtetit të së drejtës.” Ai shton se shumë gjyqtarë detyrohen të punojnë edhe gjatë fundjavave, pushimeve vjetore dhe, në disa raste, gjatë periudhave kur janë të sëmurë, ndërsa thekson se “sistemi nuk mund të vazhdojë të funksionojë duke u mbështetur vazhdimisht në sakrificat personale të gjyqtarëve dhe prokurorëve”.

Po në Shqipëri?

Pavartësisht shkakut që soli largimin masiv të magjistartëve nga detyra (Vettingu selektiv dhe me standard jo kushtetuese) e vërteta është se magjstratet shqiptarë të paktën prej 7 – 8 viteve të fundit janë duke u përballur me një situate raskapitëse dhe të papranueshme, ndërsa qytetarëve u ështe shkelur të drejta për gjykimit brenda afateve të arsyeshme duke humbur besimin edhe tek drejtësia e re

Prandaj, duke sjellë në vemendje të publikut kete BOJKOT- Proteste, te magjistratëve Austriake, vlerësoj se është koha për të kujtuar, shoqatat e gjyqtareve dhe prokurorëve që të kërkojnë të drejtat e tyre, jo vetëm për rastte kur qeveria synin të ule pagën e tyre, por edhe për të kërkuar e protestuar për situatën shumë skandaloze në të cilën ata po ushtrojnë funksionet.

Mjafton të kujtoj se Magjistratet Austriake, me të drejtë, e konsiderojnë një “barrë shtesë të madhe” shkakun se nga 1 700 gjyqtare janë të punësuar vetëm 1,478 (pra mungojnë 250 gjyqtare), por kjo situatë atje, është krejt e papërfillshëm në krahësim me numrin e gjyqtareve dhe prokurorëve që mungojnë në Shqipëri, në raport me numrin e përgjithshëm që duhej të ishin duke kryer funksionet e tyre.

Ndërkohë në vendin tone, jo vetëm që ka dosjes të tëra që presin me vite të shqyrtohen, por, edhe për çështjet e reja, ashtu si sikurse evidenton kryetari i Shoqatës së Gjyqtarve në Austri, edhe në gjykatat tona çështjet po bëhen gjithnjë e më komplekse, ndër të tjera, edhe sepse janë shtuar provave elektronike, analizimi i të dhënave nga telefonat celularë, për të cilat paraqiten kërkesa të shtuara nga palët për kundërshtimin e tyre. Për pasojë, në raport me magjistratët Austriake që janë në grevë një javore, gjyqtarëve dhe prokuroreve tanë, që të përmbushin funksionet e tyre, do t’ju duhet të sakrifikojnë shumë më tepër nga jeta personale e familjare, sepse ngarkesa e tyre në punë vlerësohet të jetë rreth 200 % krahësuar me kapacitetin normal apo me situatën para vitit 2016.

Prandaj për këtë situatë, duhet të ketë reagime më të fuqishme jo vetëm nga shoqatat e Gjykatësve dhe Prokuroreve, por edhe nga KLGJ e KLP për zbutjen e gjendjes aktuale me shtimin e magjistratëve të rinj apo me emerimin e këshilltarëve ligjore

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb