Anëtari demokrat i Këshillit Bashkiak të Vlorës Atird Hoxha ka dalë në mbështetje të banorëve të Orikumit për të kërkuar rikthimin e kësaj bashkie.
Ai tha se Bashkia e Vlorës nuk ka investuar asgjë për banorët edhe pse japin 10 milionë euro taksa.
“Reforma e 2014 nuk u hartua për t’i ardhur në ndihmë komunitetit, por kishte në bazë hartën elektorale dhe jo ato për të cilat u propagandua. Nëse pikat do të ishin zbatuar ne s’do të ishim këtu.
Sa i përket pikave mbi të cilën bëhen reformat sot nuk zbatohen ka të bëjë me efikasitetin, uljen e kostove dhe afrimin me qyetarët.
Është për të ardhur keq që nuk shohim kolegët e PS për të rrahur mendimet.
Në takimet që kemi bërë në njësitë administrative, asnjë as i majtë as i djathtë nuk ka thënë që kjo reformë i shërben.
Duke larguar shërbimet largohen dhe njerëzit.
Kjo është zonë e pasur me ekonomi dhe histori.
Ju i jepni Bashkisë Vlorë më shumë sesa 10 milionë euro dhe nuk ka bërë asnjë investim në zonë. Taksat ua caktojmë ne kur ju mund të kishit këtu një Këshill Bashkiak.
Siç paguajnë ata në qendër paguajnë dhe ata në Dukat dhe Tragjas dhe nuk marrin asgjë mbrapsh.
Duhet të jemi të bashkuar sepse kjo nuk është për partitë, duhettë kthejmë bashkinë që të mos bëni 30 km për të ardhur në Vlorë.
Mendoj se duhet t’ju mëshojmë referendumeve, ne do t’ju mbështesim edhe pse në 2014 bëmë gabim fatal që i lamë hapësirë të lirë PS.
Sot u bëmë pjesë e komisionit. Duhet të insistojmë, ne do të na keni në krah”, tha ai.
