Aktivistja Etleva Merko në podiumin para Kryeministrisë tha se reforma e re territoriale fshin historinë dhe përkeqëson jetën e shqiptarëve ndja bëri thirrje që politika të heqë dorë nga territoret. Ajo mori rastin e shkrirjes së Bashkive të Delvinës dhe Konispolit.
“Ne kemi dalë për taksat tona, paguajmë taksa dhe nuk marrim shërbime. Më keq akoma nisën me ndarjen territoriale, reforma e re ndihmon në përkeqësimin e kushteve, atentat ndaj historisë se vëndit. Si mund të fshihet Konispoli, si mund të fshihet historia e Çamërisë.
Delvina?
Qeveria nuk po ndjek interesat e popullit, sepse është bërë arrogante, nuk dëgjon. Hiqni duart nga Konispoli, Delvina dhe Shqipëria.
Nuk mund të zbehet roli historik i Delvinës në shtetformim. Populli ka të drejtë të mbrojë me mjete demokratike interesin shqiptar”, tha ajo.
