TIRANË

Deputetja e Partisë Socialiste, Vasilika Hysi nga foltorja e Kuvendit tha se nisma për reformën në drejtësi të propozuar nga Partia Demokratike është e paqartë.

“Në këtë kuadër kjo nisëm kufizon të drejtën për tu zgjedhur për personat që kanë lidhje me persona problematike të bllokohet . Opozita kërkon të votojë përmes një mekanizmi edhe drejtuesin e KLGJ Dhe KLP  dhe nuk thotë asnjë fjalë se çfarë thotë për familjarët e tyre. Kuvendi i Shqipërisë dhe mbledhja e përbashkët ka ndjekur një procedurë transparente”, tha ajo.

Ajo u  ndal edhe tek Komisioni i Venecias, i cili sipas saj ka ardhur në Tiranë dhe ka dëgjuar të gjitha palët politike dhe grupet e interesit. Gjithashtu nuk kursej aspak edhe opozitën,  teksa  shtoi se  kjo e fundit e ka kthyer me kohë të pjesshme prezencën në  Kuvend.

“Më lejoni të theksoj se delegacioni i Venecias i ka dëgjuar të gjitha palët.  Raporti është shumë i qartë dhe pa ekuivok. Kolegët e opozitës kanë humbur trenin dhe Kuvendin e kanë kthyer me kohë të pjesshme. Brenda janarit do të kemi Kryeprokurorin e përgjithshëm. Nisma juaj kërkon ta bëj pis reformën në drejtësi”, shtoi ajo.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb