Reforma Territoriale, që fshin nga harta e bashkive bashkinë e Dimalit, ka nxjerrë edhe sot në shesh për të protestuar banorët Dimalit.

Me moton “Dimali mbetet Dimal.Zëri i qytetarëve duhet të dëgjonet”, banorët e bashkisë Dimal janë mbledhur mbrëmjen e sotme në sheshin qëndror të qytetit, duke kërkuar që qeveria të mos ta prekë këtë bashki.

Sipas banorëve, Dimali është një bashki me një shtrirje të gjerë gjeografike dhe me potencial të lartë ekonomik. Banorët i bëjnë thirrje Ramës që të mos e prekë bashkinë Dimal dhe të mos e bashkojë atë me Beratin, raporton gazetarja Eneida Petova.

Sipas banorëve, bashkimi i Dimalit me Beratit do të ndikojë negativisht, jo vetëm në marrjes e shërbimeve të nevojshme të qytetarëve por edhe në zhvillimin ekonomik të një prej bashkive të vendit,që me prodhimet bujqësore dhe serat në fshatrat: Kutalli, Samaticë,Drenovicë,Cukalat,Goriçan etj, furnizon prej vitesh tregjet ndërkombëtare.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: