Ka nisur në Pallatin e Kongreseve mbledhja e Këshillit Politik për reformën zgjedhore ku do marrë pjesë dhe opozita joparlamentare.

Pasi takimi i fundit i lënë më 18 maj nuk u zhvilluar për shkak të shembjes së Teatrit Kombëtar palët politike opozita parlamentare dhe ajo jashtëparlamentare pritet mblidhen ditën e sotme.

Opozita joparlamentare përfaqësohet nga Oerd Bylykbashi i PD-së dhe Petrit Vasili i LSI-së, ndërsa mazhoranca përfaqësohet në bashkëkryetari i Komisionit të Posaçëm të Reformës Zgjedhore Damjan Gjiknuri, ndërsa opozita parlamentare nga bashkëkryetarja e Komisionit të Reformës Zgjedhore, Rudina Hajdari.

Pas shembjes së Teatrit Kombëtar opozita nuk mori pjesë në tryezë dhe propozoi të hënën (25 maji) për takimin e radhës. Por maxhoranca deklaroi se e hëna ishte pushim për shkak të festës së Fiter Bajramit dhe takimi i la sot.

Këshilli Politik pritet të diskutojë sot disa pika të lëna në takimin e mëparshëm siç është financimi i partive, votimi elektronik, Kolegji Zgjedhor, por dhe ndryshimin e sistemit që është një kërkesë e opozitës parlamentare. Ndërkohë që opozita shkon me propozime konkrete. Kreu i PD Lulzim Basha ka shprehur vullnetin e opozitës për të konkluduar sa më parë reformën zgjedhore si kusht për nisjen e negociatave sipas rekomandimeve të OSBE-ODIHR, ndërsa ka akuzuar kryeministrin Edi Rama dhe maxhorancën për bllokim.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb