Avokati Redi Llanaj, i cili mbron ligjërisht Monika Kryemadhin, nuk është lejuar të futet sot në ambientet e gjykatës.

Shkak është bërë refuzimi i tij për të hapur çantën personale për kontroll fizik.

Edhe pse çanta kaloi fillimisht në skaner, punonjësit e sigurisë kanë kërkuar një verifikim më të imtësishëm manual.

Pas kundërshtimit të avokatit për t’iu nënshtruar kësaj procedure, efektivët e sigurisë kanë zbatuar rregulloren duke i bllokuar atij hyrjen në institucion.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb