Zëvendës kryetari i Partisë së Lirsië Agim Nesho me anë të një postimi në Facebook ka folur mbi protestën e pedagogëve e cila është paralajëmruar se do të kthehet në grevë urie ndërsa shkroi se sipas tij kuptohet se regjimi ka shkuar shumë larg dhe nuk ka moral më për të drejtuar vendin.

Më tej Nesho shtoi se Partia e Lirisë i bën thirrje Qeverisë të reflektojë dhe plotësojë menjëherë kërkesat e pedagogëve. Sipas tij, zgjidhja financiare është e mundshme por mungon vullneti politik.

Postimi i plotë: 

Nesër, pedagogët që po protestojnë për të drejtat dhe dinjitetin e tyre, për institucione të vërteta të dijes dhe shkencës për të ngritur ndërgjegjën e kombit dhe mbajtur studentët në vendin e tyre, kanë deklaruar se do të hyjnë në grevë urie.
Kur greva e urisë shikohet si mjet për të zgjidhur problemet me një qeveri arrogante dhe të korruptuar dhe kur këtë e ndërmerr ajka e inteligjenës së vendit, kuptohet se regjimi ka shkuar shumë larg dhe nuk ka moral më për të drejtuar vendin. Arroganca vjen nga korrupsioni i madh dhe frika nga transparenca, indiferenca nga siguria që i sjell shteti i kapur, mosdhënia e zgjidhjes nga paaftësia dhe mungesa e vizionit për rolin formues të Universitetit dhe përgatitjen e brezit të ri.
Kur prioritetet e qeverisjes së vendit si shkenca dhe dija ngatërrohen me prioritetet e kanabisit, PPP-të klienteliste apo zbukurimet e panevojshme, kjo qeveri meriton të largohet sa më shpejt nga qeverisja e vendit.
Partia e Lirisë, duke e parë me shqetësimin më të madh situatën, i bën thirrje Qeverisë të reflektojë dhe plotësojë menjëherë kërkesat e pedagogëve. Zgjidhja financiare është e mundshme por mungon vullneti politik.
Mjafton skandali i shpenzimeve të luksit me charter të Kryeministrit Rama që kap vlerën e 22 milion eurove, që dëshmon se financat janë por nëse përdoren drejt mund të zgjidhnin edhe kërkesat e nevojshme dhe modeste të pedagogëve.
Problemi me këtë klikë qeverisëse është mos përkrahja dhe përbuzja e çdo intelektuali, institucioni dhe inisiative akademike, që do t’i jepte vendit perspektivë perëndimore dhe të ardhme të sigurtë!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb