Regjisori Eduart Grishaj në një rrëfim për filmin ‘Sofia’, artin në Shqipëri për FitStation me Çenkuela Hasa, zbuloi ndër të tjera dhe një nga “vuajtjet” më të mëdha që duhet të kaloj kur moderatorja dhe Arbana Osmani gatuan për të.

Moderatorja: E shoh Arbanën në Instagram dhe gatuan receta fantastike për ty, cila është e preferuara?

Eduart Grishaj: Tani receta e preferuar ka kohë që është sushi që gatuan Arbana, pa i hequr vlerën asnjë pjate tjetër. Sa është një kënaqësi është dhe një vuajtje e madhe për mua pasi pas çdo vakti që ha nga duart e Arbanës më duhet të shkoj ose të bëj vrap ose të luaj tenis që të heq kaloritë.

Ajo i ruan balancat se vetëm i provon dhe gjithë pjatën ma kalon mua dhe unë nuk e refuzoj dot.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb