“Mendoj se Putini paguan Trumpin”. Një frazë tronditëse e thënë në qershor 2016, në mesin e fushatës elektorale, nga udhëheqësi i shumicës republikane në Capitol, Kevin McCarthy, sipas asaj që shkruan Uashington post.

Një pohim i bërë gjatë një bisede në Capitol Hill me disa deputetë republikanë, për të cilin ekziston dhe një regjistrim që është dëgjuar dhe verifikuar nga e përditshmja.

Ndërkohë presidenti amerikan është hedhur në sulm: “Me të gjithë aktet e paligjshëm që janë bërë në fushatën elektorale të Clintonit – ka shkruar në Twitter pas emërimit të Robert Mueller si komisioner special për Russiagate – dhe në administratën Obama, nuk është emëruar asnjëherë një komisioner special”. /Bota.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb