Regjistrohen 12,396 raste aktive me koronavirus në Kosovë. Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.
Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 159.890, ndërsa nga fillimi i pandemisë nga koronavirusi kanë vdekur 2,997 persona.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 4.467 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.737.417 doza të vaksinës. Deri më sot 799.939 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.