Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën të ditur se numri total i rasteve pozitive është 106.022 raste nga 546.741 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.198 raste të vdekjes. Ndërkohë, deri më tani numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 96.668 raste, kurse numri i rasteve aktive është 7.156.

Kujtojmë se ditë më parë në vend ka rinisur vaksinimi i personelit shëndetësor në vend, pas ardhjes së një pjese të vaksinave Pfizer, donacion nga Bashkimi Evropian.

Ministria e Shëndetësisë të martën pasdite pranoi pjesën e parë nga gjithsej 95.000 doza të vaksinave, të cilat Bashkimi Evropian i ka ndarë për Kosovën në kuadër të mbështetjes së vendeve të Ballkanit Perëndimor në vaksinimin kundër COVID-19.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: