Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 83 raste të tjera më koronanavirus si dhe 11 persona kanë humbur jetën.

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me COVID-19 në këtë shtet është rritur në 81.804, ndërsa ai i të shëruarve në 59.650.

Po ashtu, mësohet se numri i të vdekurve nga pandemia është rritur në 2.456, përfshirë 11 viktima të regjistruara brenda 24 orëve të fundit. Autoritetet shëndetësore të vendit brenda ditës së fundit kanë kryer 700 teste të dyshuara për COVID-19, duke e çuar në 394.329 numrin e përgjithshëm të teste të kryera që nga shpërthimi i pandemisë.

Ndërkohë, numri i rasteve aktive me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut është 19.698.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb