Një tërmet me magnitudë 5.4 ka ndodhur mëngjesin e të mërkurës në pjesën jugore të ishullit Sumatra në Indonezi.

Sipas Institutit Sizmologjik Euro-Mesdhetar (ESMC) magnituda e tërmetit u vlerësua fillimisht në 5.7 gradë, por më vonë u rishikua.

Epiqendra e tërmetit është në det, ndërsa thellësia fokale llogaritet në 60 kilometra, sipas të njëjtit burim.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: