ITALI

Italia prej disa ditësh vijon të ketë mbi 2 mijë raste të reja më COVID-19. Në 24 orët e fundit në shtetin fqinjë janë regjistruar 2.499 të infektuar në 120 301 tamponë të kryer.

Ndërsa ë vdekurit në 24 orët e fundit janë 23 persona duke e çuar në 35.941 në total

Rajonet me më shumë raste të reja vijojnë të jenë Campania 392, Lombardia 307 dhe Lazio 264 ndërsa raportohet dhe një rritje e lehtë e të shtruarve në terapitë intensive.

Që nga nisja e pandemisë, Ministria e Shëndetësisë bën me dije se ka kryer më shumë se 11.5 milionë testime.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: