SHBA

Teksa SHBA për të katërtën ditë rresht ka shënuar mbi 1 mijë viktima nga COVID-19, ka rifilluar debati nëse duhen çuar ende fëmijët në shkolla apo që ekonomia të rimbyller.
Deri këtë të dielë bilanci është 146 mijë viktima teksa deri në 15 gusht parashikohet të shkojë në 175 mijë viktima nga COVID-19.

Ndërkohë që Presidenti Donald Trump është kundër rivënies së masave, rreth 150 ekspertë, mjekë, shkencëtarë, infermierë dhe mësuesë kanë nënshkruar një letër drejtuar liderëve të SHBA që të rimbyllin vendin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb