Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Endrit Braimllari, është ndalur sërish te zgjedhjet e 25 prillit dhe rezultati i dalë prej tyre.

Nëpërmjet një postimi në rrjete sociale, Braimllari thekson se policia u përdor gjatë zgjedhjeve nga partia në pushtet.

Sakaq, ai përmend se ngjarjet e fundit kriminale në vend tregojnë mungesën e funksionimit të Policisë së Shtetit, e cila sipas Braimllarit është kthyer në një strukturë politike.

Postimi i plotë:

Rendi dhe Siguria Publike eshte rrezikuar nga perdorimi politik i Policise se Shtetit ne masakren zgjedhore te 25 prillit.

Policia e Shtetit u perdor si kurre me pare si nje strukture e Rilindjes e cila ishte ne funksion te krimit te organizuar ne mbeshtetje te perfaqesuesve te partise shtet ne çdo bashki te vendit.

Policia e Shtetit eshte nen kembet dhe urdherat e krimit te organizuar.

Ngjarjet e fundit ne vend, me nje numer te larte vrasjesh dhe atentatesh ne kryeqytet por dhe ne qytetet kryesore te vendit tregojne qarte mungesen e
funksionimit te Policise se Shtetit e cila eshte kthyher ne nje strukture politike ne sherbim te krimit elektoral dhe jo ne funksionin e saj te ruajtjes se rendit dhe sigurise publike.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb