Studimi ndërkombëtar i arsimit PISA që vlerëson nivelin e nxënësve në lexim, matematikë dhe shkencë ka nxjerrë rezultatet e testimit të vitit 2022, ku Shqipëria ka shfaqur një rënie drastike. Shkak, deklarohet se ka qenë jo vetëm pandemia por edhe tërmeti i vitit 2019. Rënie e ndjeshme e nivelit të nxënësve regjistrohet edhe në Kosovë dfhe Maqedoninë e Veriut.

Ekspertja Sanije Korini e ftuar në Vila24 me moderatoren Anila Çela e analizon më tej problemin. Ajo u shpreh që thjeshtë ka patur një dembelizëm të nxënësve për t’i shkuar testit deri në fund duke mohuar që ky mund të jetë niveli real i vlerësimit të arsimit në Shqipëri. Korini thekson se një nga problemet më të mëdha është mungesa e prodhimit të mësuesve të kualifikuar.

“Ne kemi mangësi në arsim por jo në këtë nivel sa të përfaqësojmë fundin e renditjes. Dua të theksoj se ne kemi një nga kurikulat më të mira dhe më të përshtatshme. Por ne kemi një vakum mësuesish, shkollat po prodhojnë mësues me nivel jo cilësor. Mësuesit e vjetër po dalin në pension. Ky vakum po krijon një vakum në sistemin arsimor. Mësuesia nuk është më një nga degët e zgjedhura si profesion nga të rinjtë”- u shpreh Korini për News24.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: