Një tjetër mjek i infektuar me koronavirus është në gjendje jo të mirë shëndetësore. Bëhet fjalë për mjekun në Bulqizë, Afrim Sula, i cili rezultoi pozitiv me Covid-19 dy ditë më parë.

Gazetari Enver Doçi raporton për “BalkanWeb” se mjeku Sula është nisur me urgjenë drejt Spitalit Infektiv të Tiranës, pasi gjendja e tij shëndetësore është rënduar.

Ndërkohë, sot kanë rezultuar pozitivë me koronavirus edhe katër familjarë të mjekut Sula.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb