Në rubrikën ‘Opinion’ në News24 eksperti i ekonomisë Eduart Gjokutaj foli për situatën ekonomike në vend. Gjatë kësaj interviste ai u shpreh çmimet vijojnë të mbete të larta dhe se duhen politika fiskale për të ndërhyrë me pjesën e modelimit të ndihmës.

Sipas Gjokutajt, Banka e Shqipërisë duhet të kishte marrë masa më herët dhe të ketë në fokus informaliteti dhe evazionin fiskal.

“Sot ka një ekonomi të bazuar tek paraja informale. Shikohet se edhe pse ndërtimi po zhvillohet 25% e tij nuk ka burime të sigurta. Banka duhet të kishte marrë masa shumë më herët”, ka thënë ndër të tjera Gjokutaj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb