Trajneri i Kukësit, Bledar Devolli dha mendimin e tij pas humbjes 2-0 ndaj Teutës, disfatë kjo që zbret kuksianët një kategori më poshtë.

“Mendjen, zemrën dhe veshët i kemi te Kupa. Sot patëm shumë ndryshime sepse karton, dëmtime, lodhje. Nga nesër duhet të mbledhim pjesët dhe të rikuperojmë lojtarët e lodhur. Në 14 maj së vë fare në dyshim sepse se di se çfarë do të ndodhë.

“Kemi edhe 3 ndeshje. Sot kishim kartonë, dëmtime, lodhje. Ndeshjen tjetër do mundohemi të fusim lojtarët e formacionit bazë, ose kush është më afër formacionit normal që do shikohet. Përveç pjesës së parë që luajtëm pak me frikë, në pjesën e dytë luajtëm më mirë. Por kemi fatin kundër, do i respektojmë këto vendime”, u shpreh më tej trajneri i Kukësit.

“Pjesën e dytë kemi bërë një ndeshje shumë të mirë duke treguar personalitet. Teuta bën presing të fortë, por dolëm nga presingu, shkuam te porta, i bëmë këto gjëra shumë mirë. Treguam autoritet në pjesën e dytë dhe kjo është ajo që më kënaq. Klubi ka fituar një lojtar si Hila që më duket interesant, me punë më duket vlerë e shtuar e Kukësit”, tha Devolli.

Ke besim se Bled Devolli do ngrejë lart trofeun e Kupës?

“Normal që kam besim, tani më shumë se kurrë. Kemi eliminuar Partizanin dhe Tiranën. Këto djem kanë dhënë shpirtin në fushë, unë kam shumë besim”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb