Renis Gjoka feston sot ditëlindjen dhe ka marrë një surprizë speciale në fermë.

Fillimisht ai mori një kartolinë nga partnerja dhe vajza e tij dhe ndërsa po e lexonte, ato hynë në ambientet e “Ferma VIP” për ta takuar dhe uruar nga afër.

I emocionuar, Renisi nuk i mbajti lotët dhe u shpreh se e ka marrë malli për familjen e tij.

Bashkëshortja dhe vajza e tij hynë në shtëpi, ku së bashku me fermerët e tjerë hapën shampanjë dhe festuan për pak çaste me Renisin.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: