Sot gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike anëtarët e kësaj force politike janë shfaqur pranë njëri-tjetrit për të mbështetur kryetarin Sali Berisha gjatë fjalës së tij. Ndër pjesëtarët në mbledhjen e sotme janë edhe “ish-armiqtë” Jozefina Topalli dhe Arben Imami të cilët janë fotografuar të qeshur pranë njëri-tjetrit, ndërsa të pranishëm kanë qenë edhe regjisori Osman Mula dhe këngëtari Renis Gjoka.