Janë zyrtarizuar arsyet e arrestimit dhe akuzat ndaj reperit të njohur iranian, Toumaj Salehi, i cili u arrestua në fund të tetorit për mbështetjen e tij për protestat kundër sistemit që po zhvillohen në Iran, të shkaktuara nga vdekja e së resë Mahsa Amini në polici, me akuzën për veshje të pahijshme.

Kështu tha kreu i Departamentit të Drejtësisë në shtetin e Isfahanit, Jafari, duke shtuar se ”megjithatë, ende nuk është mbajtur asnjë seancë gjyqësore për të”.

Salehi akuzohet për “korrupsion në Tokë” (domethënë shkelje e ligjeve të Sheriatit – shën. i përkth.), që në Iran dënohet me vdekje.

”Ai akuzohet gjithashtu për bashkëpunim me shtetet armiqësore kundër Republikës Islamike, propagandë kundër sistemit, “formim të grupeve të paligjshme për të minuar sigurinë, përhapje të gënjeshtrave për të minuar opinionin publik përmes rrjeteve sociale dhe nxitje e të tjerëve për të kryer veprime të dhunshme”, tha Jafari, i cituar nga agjencia iraniane e lajmeve, ISNA.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: