Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi ka vijuar replikat në distancë me presidentin Ilir Meta.

Përmes një reagimi në Facebook, Bardhi thekson se do të bëhet më keq për hallexhintë e Lalëzit dhe të Surrelit, duke shigjetuar Metën dhe Ramën.

REAGIMI I BARDHIT

Rëndë, shumë rëndë zoti President! Edhe më keq do të bëhet për hallexhinjtë e Gjirit të Lalzit dhe të Surrelit, që janë bërë bashkë kundër PD! Një kërkesë kam: Bëji një analizë edhe fjalive të tjera të miat për shërbimin që, bashkë me hallexhiun tjetër, i bëni padronit në qeveri. E vërteta nuk fshihet dot pas hartimeve të gjata, pa përmbajtje dhe pa argument ?

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb