Seanca e Kuvendit sot ka patur edhe momente batutash dhe replikash, që gjithmonë nuk mungojnë mes deputetit Kujtim Gjuzi me kryetarin e parlamentit, Gramoz Ruçi.

Gjuzi është rikthyer pas pezullimit dhe i është ankuar Ruçit se i kanë hequr fjalën duke i lënë vetëm një minutë, ndërkohë që ka propozuar që minutën e tij t’ia japë kujt të dojë.

‘’Na i keni hequr fjalën. 1 minutë s’kemi çfarë themi. Këtë minutë jepja kujt të dush.’’- u ankua Gjuzi.

Ruçi me ironi e ka falenderuar për kohën që ka kursyer.

‘’Faleminderit për kohën që kurseve.’’- iu kundërpërgjigj Ruçi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: