Pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë së Partisë Demokratike, gazetarja Elda Menga raporton për BalkanWeb, se ish-kryeministri Sali Berisha ka dënuar votimin e djeshëm të Gramoz Ruçit në krye të Kuvendit.

“Është e pafalshme. Kjo çështje duhet analizuar. Duhet të vendosim rregulla, unë dola me kokën ulur nga parlamenti. Kush e bëri na futi thikën mbrapa. Nuk duhet ta falim për atë që bëri. Ata që e bënë duhen dënuar. Se është populli që na gjykon, nuk mund të gjejmë pretekst që t’i hedhim hi syve” mësohet të ketë thënë Berisha.

Në mbledhjen e kryesisë, BalkanWeb ka mësuar se ka pasur një debat mes Berishës dhe sekretari i grupit parlamentar të PD, Ervin Salianjit.

“Asnjë nga ju pa mbledhje grupi nuk mund të prononcoheshit. Grupi eshte grup. Të pranoj une se je ti i bindur për gabimin s’e pranoj. Une kam bindjen qe aty është tradhëti. Nuk ngushelloj mbështetësin me një mashtrim. Kush del në emër të grupit, merr miratimin e grupit, nuk del vetë. Keta nuk kanë të drejtë të bëjnë deklarata në emër të grupit. Me vjen keq Ervin po ketu s’jam dakort. Kjo që thua ti nuk ka ndodhur në 27 vjet, manipulimi i komisionit. Ndërkohe qe kjo që themi ne, shitblerja e deputeteve ka ndodhur. Ky ka hyrë në parlament rishtar dhe nuk di. Ne 27 vjet ka 50 raste shitje. Kurse kjo e jotja nuk ka ndodhur kurrë,”i është drejtuar Berisha Salianjit.

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb