Rudina Hajdari dhe Edi Rama kanë debatuar në Kuvend lidhur me çësthjen e naftëtarëve dhe rafinerinë në Ballsh.

Hajdari thotë se Rama është fajtor për grevën e naftëtarëve pasi ia dha rafinerinë një kompanie pseudo-amerikane që supozohej se do i jepte rrogat.

Nga ana tjetër Rama ka ironizuar me Hajdarin duke thënë se ”Të gabosh është njerëzore, të këmbëngulësh në gabim është djallëzore”.
Ai i tha se kompania në fjalë nuk është pseudo-kompani dhe se i ka mbyllur operacionet e veta për arsye financiare.

Rudina Hajdari: Ata naftëtarët e dinë që nafta përpunohet por nuk regjistrohet, shkon në treg të zi. Edhe ju e dini këtë, mos më thoni mua që e kam këtë nga padituria. Vec të hapësh historikun e kupton ckeni bërë.Ishit ju që i thatë me një kompani pseudo amerikane do i jepnit rrogat. Kjo nuk duhet të jetë një betejë mes meje dhe teje le të jetë një betejë e drejtësiëë ftoj spak ta hetojë ka filluar që nga Berisha me Tacin dhe duke vijuar me ju.

Edi Rama: Duke qenë se Hajdari solli këtu shqetësimin për naftëtarët në Ballsh, unë dua të sqaroj zonjën dhe të tjerët se njësoj si ajo flasin për vete dhe iu referohen hallexhinjve të këtij vendi se hallet e tyre nuk zgjidhen me padituri dhe nuk zgjidhen duke gënjyer. Natyrisht s’ka asnjë arsye të mendoj se ju zonja Hajdari gënjeu me vetëdijen, por nga padituria. Ju thoni se nafta aty po vidhet, ndërkohë që fabrika është e fikur dhe nuk përpunon asnjë gramë naftë. Ndërkohë që nga ana tjetër fabrika përpunon naftën që nxirret nga kompania e cila eksploron fushën pranë në Patos Marinzë. Kompania është private, e huaj dhe për sa kohë fabrika është e fikur, ajo naftën që nxjerr e ccon në treg ashtu sicc mendon ajo. Tani si vidhet nafta dhe kush e vjedh në këtë rast? Si?! Ju thoni se fabrika nuk punon se ata nuk marrin rroga. Por ata nuk marrin rrogat se fabrika nuk punon. Është e rëndësishme që në përpjekjen tuaj të sinqertë që të ndihmoni njerëzit, të përgatiteni kur i ndihmoni. Nga padia mund të bëni më shumë dëm se sa mirë. Është e pavërtetë që unë hesht e bëj sikur s’dëgjoj. Ne dëgjojmë dhe dëgjojmë shumë mirë. Ka një problem, punonjësit e një kompanie private, pasi nuk është e shtetit, dhe që prej atëherë ajo nuk është më dorën e shtetit. Punonjësit ëe Kompania private trajtohen me asistencë sociale. Ky është detyrimi i shtetit. Çështja është se ne jemi të dëgjueshëm ndaj hallit të tyre, dhe e dimë se ata nuk janë aty se duan asistencë sociale. S’e mund ta kishin që ditën e parë. Por asistenca sociale i largon prej aty. Ata duan paga. Por nga kush? Nga shteti. Si mund të jetë kështu që një ndërmarrje private

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb