Reporterët e rinj ishin të ftuar në emisionin “A Show” në News24 për të diskutuar mbi sfidat e gazetarisë dhe mbi kompromiset. Ata deklaruan se është e vështirë të bësh gazetarinë e terrenit pasi gjendesh përballë politikanit arrogant, kriminelit dhe publikut që pret informacionin.
Reporterët u shprehën se janë nën presion nga akuzat e politikës që bëhen herë pas herë duke i cilësuar ndonjëherë edhe si kazan. Në lidhje me kompromiset, reporterët thanë se fatkeqësisht është i pashmangshëm pasi duhet t’i përshtatesh linjes editoriale.
“Jeta e njeriu është kompromis, edhe ne e bëjmë, frikën ia kemi vijës së kuqe, gjetëm një terren të shkatërruar, ta spostojmë vijën e kuqe, është e vështirë”- deklaruan ata.
Reporterët e shohin gazetarinë si të vetmin mekanizëm për të mbajtur gjallë demokracinë dhe sipas tyre vetëm ata mund të bëjnë shtet. Ata deklaruan se nuk janë kazanë, por bëjnë rolin e heroit dhe janë të mirëinformuar pavarësisht se nuk i pëlqen pushtetit.
(BalkanWeb)