Organizata ndërkombëtare Reporterët pa Kufij për lirinë e informacionit (Reporters Without Borders) ka reaguar pas sulmit ndaj gazetares së News24 e BalkanWeb, Klodiana Lala.
Në një postim në Twitter të organizatës për Europën thuhet se RSF dënon sulmin me kallashnikov ndaj shtëpisë së gazetares Lala, ndërsa shprehet se autoritetet kanë për detyrë ta mbrojnë atë.
“RSF dënon sulmin me kallashnikov në shtëpinë e Klodiana Lala, një reporterë investigative që mbulon krimin e organizuar në Shqipëri. Autoritetet e kanë për detyrë ta mbrojnë atë dhe të dënojnë sulme të tilla”, thuhet në reagimin e Reporterëve pa Kufij për Europën.
Banesa e prindërve të gazetares Klodiana Lala u bë shënjestër e një sulmi në orët e para të mëngjesit të djeshëm, rreth orës 3:00. Persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me kallashnikov dhe 10 plumba janë gjetur në banesë.
Ngjarja sipas vetë gazetares lidhet me detyrën e saj. Autoritetet në vend kanë reaguar ashpër ashtu si liderët që kanë kërkuar zbardhjen sa më të shpejtë të ngjarjes dhe kapjen e autorëve.
(m.k/BalkanWeb)
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "
Balkanweb" mjafton të klikoni:
Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
-
Sulmi ndaj gazetares, reagon Arta Marku: Hetim transparent për të vënë përpara drejtësisë autorët
-
Gjykata e Lartë dënon sulmin ndaj gazetares: Veprim i ulët kriminal, të zbardhet ngjarja
-
BE dënon sulmin ndaj gazetares: Autoritetet të hetojnë…
-
Ambasada e SHBA në Tiranë: Dënojmë me forcë sulmet ndaj gazetares, akte frikacake të kriminelëve (Video)
-
Sulmi ndaj gazetares Klodiana Lala, OSBE: Dhuna ndaj gazetarëve, shenjë negative për lirinë e shoqërisë
-
Sulmi me armë ndaj Klodiana Lalës, Meta telefonon gazetaren: Vazhdo misionin pa u trembur (Video)
-
Sulmi ndaj gazetares, Basha: Mesazh mafioz! Kush shqetëson qeverinë e ka fundin e shpejtë
-
Sulmi në banesën e prindërve. Reagon gazetarja Klodiana Lala…
-
Sulmi ndaj gazetares, reagon Rama: E patolerueshme, mbështes e inkurajoj Klodianën në këtë moment kritik
-
“Plumbat depërtuan derën, brenda ishin 8 vetë”, çfarë ndodhi në shtëpinë e prindërve të gazetares që u sulmua me armë
-
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë dënon sulmin ndaj gazetares Klodiana Lala: Tentativë për ta frikësuar
-
Sulmohet me breshëri automatiku shtëpia e prindërve të gazetares së News24, Klodiana Lala