SHKODËR

Reshjet e dendura të shiut që kanë rënë gjatë mbrëmjes së djeshme e kanë vijuar edhe sot, kanë sjellë përmbytje në shumë zona të Shkodrës.

Duke qenë se rrugët janë bllokuar tashmë nga shirat, qytetarët janë duke bërë improvizime të ndryshme për të kaluar nga një vend në tjetrin.

  • foto galeri

Në këtë video, shihet se qytetarët improvizojnë mundësi kalimi në bizneset e bllokuara nga uji dhe shtëpitë e tyre. Zona e Dajçit ka pasur më shumë përmbytje nga shirat që kanë rënë gjatë mbrëmjes.

Hidrometri shënon 6.98 cm , me një rritje prej 11 cm në hidrometrin e Dajçit, 25 cm në vendin e quajtur Urrela të Shirqit në krahasim me 1 ditë më parë.

Vlerësohet se 1800 ha tokë bujqësore e përmbytur (fshatrat Darragjat, Shirq, Mushan, Suka-Dajç, Belaj, Rrushkull, Samrish i Ri, Pentar-zona fushore). Si pasojë e shirave të rënë, ka pasur edhe së paku 6 shtëpi të përmbytura.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: