Reshjet e dendura të shiut që kanë rënë gjatë mbrëmjes të së hënën  kanë krijuar problemet e para jo vetëm në bllokimin e rrugëve por edhe në përmbytjet e banesave.

Në qytetin e Laçit, përroi që kalon përmes qytetit ka dalë nga shtrati duke përmbytur kështu qytetin.
Sipas informacioneve niveli i ujit në rrugë është i lartë.

Ndërkohë, në zonën e Kamzës ka rrezik për përmbytje. Ministria e Energjisë dhe Infrastrukturës, bën me dije se punonjësit dhe Drejtuesit e Agjencisë së Ujësjellës Kanalizimeve janë në terren duke punuar për të zgjidhur problemin.

Në vendngjarje ndodhet edhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku dhe Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj.

Ndërkohë, Autoritetet u bëjnë thirrje të gjithë banorëve të Kamzës të cilët kanë nevojë për strehim për shkak se banesa e tyre është e rrezikuar si pasojë e motit të keq t’i drejtohen Pallatit të Kulturës së Kamzës, i cili është kthyer në një qendër akomodimi.

(n.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb