Si pasojë e reshjeve të shiut me intensitet të lartë, bordura anësore në rrugën drejt lagjes Kodra e Shtufit ka rrëshqitur.

Gazetarja Brikena Metaj ka raportuar se në vendngjarje gjenden forcat zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje.

Ndërkohë, në një prononcim për News24, inxhinieri në bashkinë Gjirokastër, Aleksandër Pesha, ka deklaruar se rruga do të vijojë të mbetet e bllokuar deri në një rezultat përfundimtar të ekspertizës.

“Nuk është ngjarje për të hapur panik. Ka një rrëshqitje të lehtë sipërfaqësore si pasojë e reshjeve të këtyre tre ditëve. Duhet kontrolluar ditën e nesërme me shërbimin gjeologjik. Po spostohen mjetet motorike të parkuara për të lehtësuar peshën e rrugës. Janë vendosur parametrat e sigurisë. Do të mbahet e monitoruar deri në përfundim të reshjeve dhe deri në një ekspertizë përfundimtare.

Rruga do të vijojë të qëndrojë e bllokuar deri në një ekspertizë përfundimtare që mund të vijë ditën e nesërme”, tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb