TIRANE- Reshjet e shiut që kanë rënë me mjaft intensitet gjatë ditë së sotme kanë përmirësuar ndjeshëm situatën hidroenergjetike në kaskadën e lumit Drin. Sipas të dhënave operative të Koorporatës Elektroenergjetike Shqiptare, (KESH) uji në hidrocentralin e Fierzës gjendet në nivelin 292.8 m, ndërsa prurjet janë rreth 350 m³/sek.

Niveli i Fierzës është rritur me 3.1 metra krahasuar me fillimin e muajit Shkurt. Po ashtu edhe në hidrocentralet e Komanit dhe Vaut të Dejës po akumulojnë rezerva të mëdha hidrike pasi niveli i ujit është i lartë. Me qëllim minimizimin e nevojës së shkarkimeve pa prodhim energjie, KESH i ka vënë në punë të plotë të gjithë hidrocentralet dhe plani është që deri në 10 mars të prodhohen 24 milion kilovat orë energji në ditë, duke plotësuar kështu të gjitha nevojat që ka vendi.

Njëkohësisht Koorporata ka shitur energji në tregun e pa rregulluar duke hedhur në rrjet rreth 100 milionë kilovat orë për 10 ditët e parë të marsit.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: