Kryeministri Edi Rama në një dalje për mediat, pas mbledhjes së qeverisë, theksoi se resortet luksoze, duke iu referuar dhe Zvërnecit, sjellin sipas tij të ardhura të larta për ekonominë.

Ai tha se një euro që hyn në resort luksoz, do të thotë 2-3 euro që hyjnë në ekonomi. Ndërkohë ai u ndal dhe mori shembull Malin e Zi, sa i takon turizmit.

“Mbaj përgjegjësi për ato që them. Resortet luksoze janë ato që sjellin ekonomi nga turizmi dhe këto janë shifra dhe për këto, nuk ka nevojë të më dëgjoni mua. Dhe sot kanë edhe platforma të inteligjencës artificiale dhe t’i pyesin.. Përse duhet ta pranoj ndërtimin e resortit luksoz? DO marrë përgjigje se resorti luksoz prodhon të ardhura edhe për të…Është e bazuar me fakte. Një euro që hyn në një resort luksoz, shoqërohet me 1.6 deri në 2 euro që hyn në ekonominë lokale të atij vendi. Resorti luksoz nuk ndërtohen në hënë…Rritja e të gjithë zinxhirit ekonomik sjelle edhe rritje të të ardhurave për shtetin dhe me ato paguhen edhe pensione. Pra mjafton të shikojnë Malin e ZI. Mali i Zi nuk prodhon raketa, makina, nuk ka një sektor aq të suksesshëm, por cili është motori më i madh e ekonomisë? Turizmi. Përgjigja është shumë e thjeshtë resortet luksoze… Pra nuk ka asnjë arsye të mendoj se me vetëdijen time Shqipërisë i duhet hequr qafe ky projekt…”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: