NGA: Mariglen Bita
Turistë të huaj dhe shqiptarë bëhen bashkë çdo mbrëmje në restorantin e birrës Korça në qytetin e serenatave dhe nën tingujt e muzikës shijojnë birrën dhe gatimin tradicional. Këtë fundjavë vizitorë hungareze të cilët u ndalën edhe në ambientet e birrës Korça e përshkruajnë si një emocion unik të gjithë ndalesën e tyre ku kryeson mbresa për shijen e birrës Korça. Restoranti i birrës Korça fton çdo mbrëmje, të huaj e shqiptarë me birrën që ka të njëjtin emër dhe tinguj te serenatave për te festuar e gjallëruar netët e kësaj vere.


Këtë fundjavë një grup turistesh hungareze u tërhoqën nga magjia e tingujve dhe pamja e re e restorantit te Birrës Korça, tashmë i restauruar. Teksa shijuan birrë të freskët dhe gatime tradicionale vizitoret iu bashkuan kërcimit dhe haresë që janë të përnatshme në këtë restorant.
Vizitoret shfaqen kureshtje edhe për fabrikën ku prodhohet birra që ata konsuamuan gjatë mbrëmjes në restorant. Nen guidën e specialisteve ata u njohën me mjediset, historikun dhe teknologjinë e prodhimit të birrës se pare shqiptare. Shija e kësaj birrë iu la mbresa ndaj do ta zgjedhin t’i shoqërojë në të gjithë udhëtimin e tyre neper Shqipëri.

restoranti i birres korca

“Me pëlqen shumë birra Korça, me pëlqen godina dhe fabrika. E shijova per here te pare gjate nje vizite ne qytetin e Krujës dhe nuk e kam për ta ndare gjate gjithë udhetimit ne Shqipëri. Është një birrë e veçantë dhe e mire”, tha turist Gyula Bathory.

Ndërkohë një tjetër turist, Tunde Farkas tha se: “Fabrika është moderne dhe shume e bukur me një arkitekture te veçantë. Birra gjithashtu është shumë e mirë. Ne vijmë nga qytet që dikur kishte një fabrike birre dhe dimë ta vlerësojmë birrën e mirë. Gjatë vizitës tonë këtu u njohëm me historinë e birrës Korça dhe mënyrën se si prodhohet ajo. Për mua është hera e parë qe e provoj dhe me pëlqen”. Në restorantin e qytetit shpirtndezur ka vetëm festë, hare, muzikë. Ambientet e këtij vendi historik janë padyshim një oaz kënaqësie dhe për turistet vendas.

restoranti i birres korca 1
I ndodhur ne një pjese te gjelbëruar e te kuruar të qytetit, restoranti i birrës Korça si edhe mjediset e jashtme të tij jane vendi i preferuar për qindra turiste qe kërkojnë te kalojnë sa me bukur pushimet dhe mbrëmjet e verës. Restoranti i birrës Korca mbetet ndalesa kryesore e turisteve qe kalojne neper Shqipëri pasi me mire se kudo aty mbrëmjet e verës mund te shijohen me serenata, birre cilësore, e ushqim te zgjedhur.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb