Mbahet sot protesta e 40 në Tiranë. Shqiptarët kanë dalë në shesh kundër qeverisë dhe kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama.
Një student i pranishëm në protestë, u shpreh se Rama i ka lënë në baltë studentët.
“Unë kam ardhur këtu për studentët. Kjo qeveri dhe Edi Rama i ka lënë në baltë. Këta nuk duan rini që punon, duan rini që ikin jashtë. Këta duan rini që mos të qëndrojnë në vendet e tyre, duke dikë që të jetë skllav. Dua t’i them rinisë hajdeni dhe flisni për Shqipërinë, që ta ndryshojmë këtë vend. Na duhet një qeveri që na do ne dhe jo si Edi Rama që na shikon si plehra. Flisni për atë që duhet bërë për Shqipërinë. Turp Edi Rama, turp deputeteve që votojnë ligje kundër rinisë, popullit dhe arsimit”, tha mes të tjerash ai.
