Aktivistja Mirela Ruko ka denoncuar qasjen e policisë në protestën e sotme para Kuvendit.

Në një video-mesazh, thekson se protestuesit po provokohen nga persona pa uniformë policie, dhe që duan konflikt.

“Policia kërkon të nisë konflikt. Nuk kemi bllokuar asnjë rrugë. Por këta kanë marrë forca policore nga e gjithë Shqipëria dhe duan të provokojnë protestuesit duke shtyre. Janë persona pa uniformë që thonë shtyni, për të provokuar dhe për të nisur konflikt”, tha ajo.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb