Ka nisur edhe këtë të premte protesta e gjimnazistëve dhe studentëve në qytetin e Elbasanit, për të dytën ditë radhazi.

Të rinjtë janë mbledhur sërish në qendër të qytetit të Elbasanit për të shprehur qëndrimet dhe kërkesat e tyre, në një kohë kur protestat e studentëve dhe qytetarëve vijojnë edhe në kryeqytet.

Protesta e sotme vjen pas tubimit të një dite më parë, ndërsa mbetet për t’u parë nëse numri i pjesëmarrësve do të rritet dhe si do të vijojë zhvillimi i saj gjatë orëve në vazhdim.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: