Protestuesit antiqeveritarë do të mbajnë ditën e sotme tubimin e 135-të radhazi përpara Kryeministrisë, duke kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij, si edhe vendosjen e një qeverie teknike.

Rezistenca e qytetarëve vijon, pasi për mbi 130 ditë me radhë ata kanë shprehur pakënaqësinë e tyre duke dalë në bulevard dhe rrugët kryesore të Tiranës çdo ditë prej nisjes së revoltave.

Po ashtu, ditën e nesërme studentët kanë paralajmëruar një protestë në orën 14:00 para Ministrisë së Arsimit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb