Aktivistja Luçiana Kokaj mbajti fjalën e saj të zakonshme, në ditën e 112-të të protestës para godinës së kryeministrisë.

Ajo bëri thirrje që qytetarët të bashkohen masivisht, deri në largimin e regjimit.

“Sot vijon rezistenca e shqiptarëvem e atyre që duan Shqipëri të lirë. Pavarësisht propagandës së qeverisë dhe tendecës për ta shuar protestën, nuk ia kanë dalë. Unë sonte si banore e Rrjollit kam një mesazh për oligarkun. Kur të promovosh resortin, tregohu i sinqertë me agjentët imobilarë dhe mos iu thuaj që e ke zgjidhur problemin me pronarët. Thuaji të vërtetën që ju jeni në gjykatë me pronarët, që çështja po trajtohet në gjykata të Shkodrës dhe Tiranës. Për të gjithë shqiptarët që duan të investojnë, bëni kujdes ku hidhni paratë. Banorët e Rrjollit nuk kanë hequr dorë nga të drejtat e tyre. Aty nëse do zhvillohet, do duhet të zhvillohet duke u respektuar natyra”, tha ajo.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb