31 tetori shënon vitin e 22-të të miratimit të rezolutës 1325 (Gruaja-Paqja-Siguria) nga Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Fakulteti i drejtësisë në universitetin “Luarasi” organizoi një tryezë të rrumbullakët ku ligjvënës, përfaqësues të Qendrës për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes, studentë të drejtësisë dhe pedagoge të cilët diskutuan në lidhje me rolin dhe përgjegjësitë e grave në agjendën e sigurisë kombëtare

Shqipëria, si anëtare e NATO-s dhe OSBE-së, ka marre masa për të përmbushur angazhimet që lidhen me Agjenden “Gruaja, Paqja Siguria” edhe pse 76% e kabinetit qeveritar përbëhet nga gra, nëpër institucionet e sigurisë ku përfshihet ministria e rendit dhe ajo e mbrojtjes, ato nuk kanë grada madhore nuk janë as në detyra komanduese tha deputetja Antoneta Dhima, anëtare e Komisionit Parlamentar për Sigurinë Kombëtare.

Barometri i Sigurisë në vend për vitin 2022, një studim i Qendrës për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes ku mat perceptimin e opinionit publik tregon se gratë dhe vajzat janë të përfaqësuara në institucionet e sigurisë por paradoksalisht përgjigjen në mase se ato nuk jane te pershtatshme dhe as te kualifikuara për të qene në pozita vendimmarrje tha Arjan Dyrmishi, Drejtor Ekzekutiv i Qendrës për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes.
Sakaq Po punohet për ngritjen e grupit të punës i cili do të hartojë planin e dytë të veprimit për të shtyrë përpara agjendën “Gruaja Paqja Siguria”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb