Kryetari i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi, në fjalën e tij nga foltorja e Kuvendit ku po diskutohet në lidhje me Projekt rezolutën e Srebrenicës, u shpreh se kujtesa ndaj ngjarjes nuk duhet të jetë formale, aq më tepër që në një situatë të tillë e ka kaluar edhe Kosova.

“Mos harrojmë se në ‘95 pas masakrës së Bosnjes u vetëndërgjegjësua perëndimi, në luftën në Kosovë Klinton tha se Milosheviçi nuk ka licencë për të vrarë në Ballkan.

Srebrenica ishte një nga aktet e ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë.

Kjo rezolutë nuk është një detyrim formal. Jetojmë në Ballkan, do jetojmë kemi jetuar 1500 vjet dhe do jetojmë sërish me sllavët. Duhet të gjejmë një mënyrë për të bërë paqe. Askush nuk do ekstrimizim të situatës, por si shqiptar çdo gjë kalon nëpërmjet Kosovës që ka një kaluar një situatë të ngjashme.

Kur marrim vendime mbi Serbinë duhet t’i marrim jo se i urrejmë serbet dhe sllavët, por duhet të kemi një partner serioz në raport me Europën, me një partner që e ka bërë të qartë që nuk e njeh NATO-n ndaj gjykoj që duhet të reflektojmë në Rezoluë dhe hapat e ardhshme në politikën e jashtme. Duhet të ecim drejt Europës, çdo gjysmë hap tjetër vë stërkëmbësha dhe nuk çojnë në një bashkëjetesë paqësore.
Respekt për viktimat dhe kujtesa të jetë politike jo një tufë lulesh mbi varret e shuara”, tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb