Kombëtarja e Shqipërisë e mbyll vitin në vendin e 66-të në klasifikimin e përgjithshëm të FIFA-s. Asnjë ndryshim nga renditja e muajit nëntor, ku skuadra kuqezi fitoi tre pozicione pas dy fitoreve në ndeshjet e fundit në Ligën e Kombeve.

Shqiperia
Shqiperia

Ky është rezultati më i mirë i përfaqësueses kuqezi në vitin 2020 sa i përket renditjes botërore.

Kosova
Kosova

Asnjë ndryshim edhe për Kosovën, që këtë e vit e mbyll në vendin e 117-të në klasifikimin e FIFA.

Fifa
Fifa

Sa i përket kryesuesëve, Belgjika ruan vendin e parë e ndjekur nga Franca dhe Brazili.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb