Para pak minutash ka votuar edhe kreu i Partisë Social Demokrate Tom Doshi.

Në një prononcim për mediat, ai është shprehur se pret që rezultati për PSD në shkallë vendi të jetë një surprizë.

I pyetur mbi mundësinë e koalicioneve pas zgjedhjeve, Doshi është shprehur se e sigurt është që PSD nuk bashkëpunon me kreun e PD Sali Berisha.

“Është dita më e rëndësishme për 4 vitet e ardhshme dhe kush do të jetë përfaqësues i qytetarëve në Kuvend. Kam shumë shpresë se rezultati për PSD do të jetë një surprizë në të gjithë Shqipërinë. Me zotin Berisha nuk bëj koalicion. Për sa i përket PS do të shohim ecurinë e rezultatit”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb