Riaktivizohen vatrat e zjarrit në fshatin Radat në Dropull në kufi me Greqinë. PMNZSH e Dropullit në vendngjarje për të shuar flakët e zjarrit në pjesën e poshtme të fshatit.

Për shkak të terrenit të vështirë mjetet zjarrfikëse  e kanë të pamundur të operojnë, çka i detyron zjarrfikësit të shuajnë flakët me pompa shpine.

Në vendngjarje kanë shkuar edhe zjarrfikës të Gjirokastrës dhe Libohovës, ndërkoh që janë aktivizuar edhe forcat ushtarake të Gërhotit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb