Pasditen e sotme është riaktivizuar vatra e zjarrit në Çërrilë të Mallakastrës, ku flakët po përhapen me shpejtësi në një sipërfaqe të konsiderueshme të pyllit me pisha.

Zjarri ka alarmuar banorët e zonës, ndërsa në terren kanë mbërritur forcat e emergjencës për të bërë të mundur shuarjen e flakëve. Në operacion po marrin pjesë 4 mjete zjarrfikëse, 30 forca të Forcave të Armatosura dhe 20 forca bashkiake.

Terreni i thyer po vështirëson ndërhyrjen e forcave. Pas kërkesës për ndërhyrje nga ajri, në zonë ka mbërritur edhe një helikopter, i cili do të operojë për shuarjen e zjarrit.

Fatmirësisht, vatra e zjarrit ndodhet larg zonës së banuar.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: